Loredana në “MTV Europe Music Awards”, i mungon eleganca
Loredana ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar çmim në “MTV Europe Music Awards”, që po mbahet mbrëmjen e sotme në Spanjë.
Në evente të tilla jemi mësuar që VIP-et t’i shohim të veshura me fustane e taka, por Loredana ka bërë të kundërtën. Reperja është veshur e gjitha me të zeza, me pantallona dhe atlete.
Me këtë look kaq të veçantë Loredana ka pozuar para paparacëve.
Kujtojmë që reperja fitoi çmimin “Performanca më e mirë zvicerane”.

