Loredana nis ditën mbarë, nga shtrati provokon

Vitin që lamë pas emri i Loredanës ka qenë mjaft i lakuar në media.
Si për karrieren e saj të suksesshme muzikore, ashtu edhe për jetën private, shkruan Indeksonline.

Ndërsa si duket edhe ky vit do të jetë i tillë për reperen e njohur, e cila po punon për projektet e reja që pritet të promovohen së shpejti.
Por, Loredana e cila është tejet aktive në rrjetet sociale, sot ka nisur ditën me një imazh nga shtrati.

Biondina simpatike erdhi e thjeshtë dhe natyrale e që dukej në formë mjaft të mirë dhe atraktive.
Ndërkohë kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze nga lidhja e saj me reperin kosovar, Mozzik me të cilin u nda muaj më parë./Indeksonline/