Loredana nominohet në ndarjen e çmimeve ‘MTV EMA 2019’
Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka arritur edhe një tjetër sukses ndërkombëtar.
Reperja është nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze ‘MTV EMA 2019’.
Loredana është nominuar në ‘Best Swiss Act’ në të cilën garon së bashku me artisten tjetër me preardhje shqiptare, Ilira.
Përveç Loredanës dhe Ilira edhe dy artistet e tjera, Ava Max dhe Bebe Rexha janë nominuar në ndarjen e çmimeve në kategorin ‘Best New’, ‘Best Push’ dhe ‘Best World Stage’.
Ceremonia e ‘MTV EMA 2019’ mbahet me 3 nëntor në Amerikë./Indeksonline/
