Loredana patriote, e nis javën me këngën “Mora fjalë”

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nisur javën.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku shihet duke kënduar këngën e njohur popullore “Mora fjalë”, ndërsa udhëton me veturë bashkë me një mike, shkruan Indeksonline.
Pamjet tregojnë një atmosferë të ngrohtë e argëtuese, ku Loredana shfaqet e relaksuar dhe e buzëqeshur, duke dhënë një mesazh pozitiv për fillimin e javës.
Këngëtarja vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar të estradës, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet spontane në rrjetet sociale./Indeksonline/