Loredana sërish “thumbon” Mozzikun
Ndarja e Mozzikut me Loredanë ka bërë bujë të madhe në media dhe ende vazhdon të komentohet.
Është reperi Mozzik, që asnjëherë nuk është deklaruar për ndarjen, ndërsa ndryshe ndodh me Loredanën, e cila pas konfirmimit për ndarjen ka vazhduar ta thumbojë ish-partnerin e saj, shkruan Indeksonline.
Loredana së fundi ka bërë një postim që mendohet t’i jetë drejtuat babait të vajzës së saj, Mozzik.
“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, vetëm kujtoje që është dikush që e ka takuar ish-in tënd, duke menduar se janë specialë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, të dielën e shkuar, Loredana mori çmimin e parë ndërkombëtar në “MTV EMA”, ndërsa reperja shqiptare u shpërblye me “Best Swiss”./Indeksonline/
