75 Mall Live Search
21:52 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

Loredana pjesë e ‘Për’puthen’, ky do jetë roli i saj në formatin e dashurisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brrati, është gati për një kapitull të ri televiziv.

Pas eksperiencës së saj në reality show dhe më pas pjesëmarrjes në panelin e “Goca dhe Gra”, ajo këtë sezon do të bëhet pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen” në Top Channel.

Ndryshe nga të ftuarit e zakonshëm, Loredana do të ketë një rol krejtësisht të veçantë: atë të matchmaker-it.

Ajo do të jetë trajnere dhe mentore e djemve që do të konkurrojnë në këtë edicion, duke i këshilluar si të sillen, si të vishen dhe si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme. Me përvojën dhe energjinë e saj, ajo do të përpiqet të ndihmojë konkurrentët të tregojnë versionin më të mirë të vetes.

Qëllimi i saj do të jetë i qartë: të kontribuojë që ky sezon i “Për’puthen” të krijojë çifte të vërteta dhe histori dashurie që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Ky rol i ri i Loredanës është pritur me shumë kuriozitet nga ndjekësit e saj, të cilët janë të etur të shohin si do të shndërrohet në udhërrëfyese të dashurisë për konkurentët e rinj.