Loredana shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York

Reperja e njohur Loredana është një prej emrave më të njohur dhe më të kërkuar në tregun e muzikës.
Këngët e saj po shënojnë suksese të njëpasnjëshme, duke e rritur kështu famën e saj edhe jashtë trojeve shqiptare.
Një sukses të radhës, Loredana e ka arritur së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.
Kjo fotografi u publikua nga Spotify në Instagram dhe u ripostua edhe nga këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.