Loredana s’ia lë mangut, i kundërpërgjigjet direkt Jozit
Kur bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën, syrit të ndjekësve ende nuk mund t’i shpëtojë asgjë!
Kanë mjaftuar dy postime nga dyshja, që rrjetet sociale të ndezen sërish, se çfarë ‘po ndodh’ mes të dyve.
Gjithçka nisi me një postim të Jozit në “Instagram Story”, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me një mbishkrim që menjëherë tërhoqi vëmendjen.
“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

Ky mesazh, i interpretuar si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vjen dy ditë pasi Loredana deklaroi në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm që ka pasur këtë vit.
Dhe përgjigjja e Loredanës nuk vonoi!
Vetëm pak orë nga postimi i tij, Loredana publikoi një foto të re, dhe mbishkrimi në foto u pa si një përgjigje e qartë ndaj Jozit.
“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

Ky reagim i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht muaj më parë se është një vajzë jo fytyrë publike.
Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, mirëpo pas përfundimit të spektaklit, të dy konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara nga njëri-tjetri.
Megjithatë, fansat kanë vazhduar të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjete sociale, shpesh duke i lidhur postimet e tyre si “shenja” të fshehta komunikimi apo thumba reciproke.
Në fund të gjithë kësaj, fansat kanë nisur të pyesin: A ishte vërtet mesazhi për Jozin, apo ndoshta për Don Xhonin?
Pë kë e ka Loredana, dyshimet vetëm sa janë shtuar! Ndërsa vetë ajo, ka zgjedhur të lërë gjithçka të hapur për interpretim.

