11:42 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / MSH

Loredana thyen heshtjen, flet për lidhjen me Noizyn

Loredana Zefi dhe Noizy kanë sjell së bashku një nga hitet e kësaj vere.

“Heart attack” erdhi e realizuar edhe me videoklip dhe është padyshim nga këngët më të pëlqyera këtë sezon.

Dyshja u panë të afërt pas këtij projekti dhe zërat filluan se mes tyre mund të ketë një lidhje.

Këtë e forcoi fakti se Noizy ka prishur raportet me Mozzik madje kënga e tyre e përbashkët u fshi nga Youtube dhe u tha se Loredana ishte arsyeja.

Lidhur me thashethemet e fundit ka folur artistja, e cila ka treguar se kush e ka njoftuar me Noizyn.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht”, është shprehur reperja për Prive.