08:11 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Loredana thyen heshtjen, mban konferencë rreth rastit në Zvicër

Reperja e njohur, Loredana më në fund  ka thyer heshtjen.

Përmes një statusi në Instagram ajo ka treguar se sot në ora 12:00 do të mbaj konferencë së bashku me dy avokatët e saj Tomë Gashin dhe Artan Sadikun.

“Ju ftoj që sot me datët 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetën rastin në Zvicër”, ka shkruar Loredana në status.

Kujtojmë që Loredana të martën u akuzuan rreth akuzave për mashtrim dhe kërcënim ndaj një çifti në Zvicër të cilët thuhet tu kenë marr rreth 900 mijë euro./Indeksonline/