75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 07 Shtator 2025 / BA

Loredana zbulon marrëdhënien me ish-banorët e BBVA: Me Eglin s’kam komunikim, por me Gjestin…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka ndarë detaje nga jeta e saj dhe përvojat e saj si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë intervistës, ajo u pyet për marrëdhëniet me ish-banorët e edicionit të katërt të BBV dhe zbuloi se: “Me Rizartën nuk kam shumë kontakt, me Danjën u rastisëm para pak ditësh në një vend, u takuam dhe ishte çdo gjë në rregull. Me Amberin po ashtu dhe me çunat, Indritin, Aldon kemi komunikime. Kam frikë mos harroj dikë dhe mos i ngelet qejfi. Me Eglin, jo.”.

Për Gjestin ajo tha se nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit.

“Me Gjestin kam folur, është okej. Shumë komunikime të shkurtra kemi patur, por nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit.”

“Unë kam kërkuar faktikisht që të mbaja çfarë ka ndodhur në BBV mbrapa dhe të shikoja jetën time këtu jashtë.”, tha tutje ajo.