75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Loredana Zefi merr çmimin si “Best Swiss Act” në MTV EMA

Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi, ka marrë çmimin si “Best Swiss Act” në MTV EMA.

Këngëtarja e sukseshme kosovare këtë çmim e rrëmben për herën e dytë.

Ajo edhe më 2019 kishte marrë çmimin “Best Swiss Act”, në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2019”.

Ndryshe, Loredana ka dhjetëra hite e bashkëpunime të sukseshme, disa nga to dhe ndërkombëtare.