10:49 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Loredana Zefi i largon si avokatë të saj, Tomë Gashin e Artan Sadikun

Reperja kosovare, Loredana Zefi ka ndërruar avokatin e saj.

Zyra e prokurorisë së Lucernit në Zvicër kishte ngritur aktakuzë për Loredanën duke e hetuar sepse ajo ishte e dyshuar për marrjen e 350,000 mijë frangave një çifti zviceran.

Në muajin Maj, Loredana erdhi në Kosovë ku mbajti konferencë për media bashkë me avokatin e saj në Zvicer, Artan Sadikun dhe avokatin Tomë Gashin. Këta të fundit kishin marrë përsipër rastin e reperes, por jo më.

Tash e tutje avokati i Loredanes do të jetë Thomas Fingerhuth. Këtë e ka zgjedhur vetë ajo për shkak se dëshironte një avokat që nuk ka shumë afërsi me prokurorin. Avokati i ri thotë se ka një bashkëpunim shumë të mirë me Loredanen, shkruan indeksonline.

Thomas Fingerhuth, thotë se padia kundër Loredanës do të ndalet, ajo nuk do të ndëshkohet dhe zgjidhja më e mirë për këtë është përmirësimi i raportit me çiftin zviceran.

‘Kjo është një mundësi e mirë por nuk duhet që të interpretohet si pranimi i fajit. Procedura penale gjithmonë do të jetë një barrë e madhe psikologjike. Ju mund të merrni një sasi të caktuar në dorë parash kështu që përfundimisht kthehet paqja’, ka thënë avoakti.

Për momentin Loredana do të bëjë pauzë nga muzika.

Përfaqësuesi ligjor në këtë rast të dëmtuarës Petra Z, është i bindur se do të ketë një rast penal: ‘Loredana ka vepruar me qëllim të keq dhe ka ndërtuar gënjeshtra’ thotë gruaja zvicerane. Avokati thekson se klienti i tij ishte mashtruar jo vetëm me 350,000 franga, por me shumë më tepër para. Ai ishte gati t’i dorëzonte provat e duhura prokurorit.

Sipas Prokurorisë Publike të Luzernit, hetimi mund të zgjasë disa muaj. Në një hap tjetër, pala e dëmtuar do të merret në pyetje. Për Loredanën aplikohet prezumimi i pafajësisë./Indeksonline/