17:53 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Loredana Zefi po bën gati albumin muzikor

Loredana Zefi po vazhdon të korr suksese në karrierën artistike muzikor.

Reperja që ka bërë famë ndërkombëtare ka nisur punën për një album muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes llogarisë saj Instagram. Ajo ka postuar disa imazhe, ku përbri tyre ka shkruar: ALBUM 2019.

Kujtojmë që Loredana së fundmi erdhi në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Mozzik me këngën “Romeo & Juliet” që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, ku deri tani është klikuar në kanalin Youtube mbi 40 milionë herë./Indeksonline/