18:55 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lorena Haliti, modelja që po shkëlqen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lorena Haliti është një modele e re në moshë, por që me bukurinë e saj ka arritur të marrë vëmendje të madhe tek publiku shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë, shkruan Indeksonline.

23 vjeçarja Lorena, jeton dhe vepron në SHBA, por që shpesh herë vjen edhe në Kosovë në kuadër të angazhimeve të saj në fushën e fotomodelimit.

Ajo me bukurinë e saj dhe format trupore ka arritur të marrë vëmendje të madhe në publik.

Falë bukurisë që ka, ajo ka arritur të ndiqet nga afër 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që Lorena ishte pjesë e videoklipit të reperit të njohur shqiptar Ledri Vula në këngën ‘Rio’. /Indeksonline/