75 Mall Live Search
12:52 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Loret Sadiku: “Jam duke pritur vendimin e FIFA-së, shpresoj të luaj për Kosovën”

Federata e Futbollit të Kosovës ka disa muaj që ka nisur procesin për t’ia siguruar Loret Sadikut lejen nga FIFA që të luaj për Kosovën. Indeksonline merr vesh që ky proces është shumë afër përfundimit.

Sadiku është rritur si futbollist në Suedi dhe ka luajtur për kombëtaren U21 të këtij shteti.

Më pas ai kishte pranuar ftesën për tu bashkuar me Shqipërinë, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me “kuq e zinjtë”.

Në një prononcim Indeksonline, mesfushori Loret Sadiku është optimist që do të luaj sërish me Kosovën. “Jam duke pritur vendimin e FIFA-së. Shpresoj që kjo të përfundoj sa më shpejt” deklaroi Sadiku.

27 vjeçari ka luajtur me Kosovën në ndeshjet miqësore ndërkombëtare kur “Dardanët” nuk ishin pjesë zyrtarisht anëtarë të UEFA-së dhe FIFA-së. /Indeksonline/