Lori Hoxha pasi bën status për ndarjen nga i dashuri, e fshinë atë
Ka vite që blogerja shqiptare, Lori Hoxha përfolet për lidhjen e saj të dashurisë me Vis Bajraktarin.

Edhe pse çifti nuk kanë dalë asnjëherë hapur, imazhet që kanë qarkulluar në mediat rozë mes tyre nuk kanë munguar.

Por, ditëve të fundit thuhej se çifti janë ndarë. Ndonëse nuk ka pasur reagime nga ana e tyre, është blogerja me një postim të sajin që ka lënë të nënkuptohet se i ka dhënë fund lidhjes me Visin.
Megjithatë, Lori pak pas disa momentesh ajo ka fshirë mbishkrimin në fotografi ku shkruhej: “Do më kalojë, thjeshtë duhet të jem pak dramatike në fillim”./Indeksonline/
