75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Loriana Kuka e pafat, eliminohet nga Grand Slami i Parisit

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është eliminuar nga Grand Slami i Parisit.

Kuka ishte e pafat ndaj xhudistes francezja Chloe Buttigieg, ku u mposht me Waza-ari, në raundin e dytë të kategorisë deri në 78 kg, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte garuesja e fundit kosovare në Grand Slamin e Parisit, ku Kosova fitoi një medalje.

Ishte Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u treguar e jashtëzakonshme në luftërat e saj.

Në Grand Slamin e Parisit garuan edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë./IndeksOnline/