75 Mall Live Search
16:25 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Loriana Kuka, e pesta në Abu Dhabi, fiton 360 pikë Olimpike

Loriana Kuka ka zënë vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë (-78 kg) doli e pesta, pasi nuk arriti të mposhtë francezen Madeleine Malonga, në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë.
Medalistja e bronztë botërore Tokio 2019, shtoi 360 pikë Olimpike në konton e saj për Lojërat Olimpike Tokyo 2020./Indeksonline/