15:35 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Loriana Kuka nuk arrinë ta fitojë as medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka nuk  arritur ta fitojë as medaljen e bronztë duke u mposhtur kështu nga xhudistja franceze, Madeleine Malonga.

Qysh prej fillimit të këtyre garave Loriana me luftën e saj ka treguar se është një nga xhudistet që premton shumë mirëpo siç duket fati nuk ishte në anën e Lorianes, shkruan Indeksonline.

Ajo ishte shumë afër kalimit në finale mirëpo nuk arriti ta mposhtë xhudisten nga sllovenia, e që ishte një luftë mjaftë e mirë e zhvilluar edhe nga Loriana.

Xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech./Indeksonline/.