Lorik Aliu firmos zyrtarisht me Llapin
Tjetër përfrocim për Llapin në merkato e dimrit.
Skuadra nga Podujeva do të ketë një forcë më shumë në pjesën e dytë të sezonit për të synuar titullin kampion. Me llapin ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare mesfushori Lorik Aliu.
22-vjeçari është pjesë e Llapit që nga fillimi i sezonit por për faktin se ishte i dëmtuar ka vendosur vetëm tani që është rikuperuar plotësisht të nënshkruajë kontratën me bardheblutë.
Aliu është mesfushor me tipare mbrojtëse, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Prishtinës por edhe e kombëtareve të moshave U-17 dhe U-19 të Shqipërisë.
Ai konsiderohet si talent i madh i futbollit kosovar madje për një periudhë të caktuar është provuar edhe te Borussia Dortmund duke bindur drejtuesit e klubit verdhezi, por një dëmtim i rëndë nuk e lejoi të vazhdonte aventurën me Dortmundin.