17:24 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Lorik Cana, Elvana Gjata e të famshëm kosovarë në përkrahje të Ramë Lahajt në Gjermani

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj po vazhdon suksesshëm karrierën e tij.

Ai mbrëmë në Sallën Operistike në Berlin dha shfaqjen e tij “La Traviata”.

Por, përveç numrit të madh të gjermanëve, edhe disa miq të tij nga Kosova e Shqipëria, fytyra të famshme, i bën atij një surprizë, përcjellë Indeksonline.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana me Monikën, arkitekti i njohur kosovar Përparim Rama, këngëtarja Elvana Gjata, dizajneri Valdrin Sahiti me bashkëshorten, vëllain dhe kunatën e tij, po ashtu i pranishëm ishte edhe prezantuesi kosovar, Alaudin Hamiti me bashkëshorten.

Ata shkuan ta përcjellin nga afër Lahajn, i cili ka ndarë edhe disa momente nga darka me ta në llogarinë Instagram./Indeksonline/