Lorik Cana feston ditëlindjen, gruaja italiane e uron në gjuhën shqipe
Lorik Cana dhe Monica janë njohur që në vitin 2011 dhe prej 6 vitesh janë burrë e grua, teksa kanë sjellë në jetë edhe 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.
Ditën e sotme ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare feston
ditëlindjen e 37-të dhe bukuroshja italiane e ka uruar nëpërmjet rrjeteve
sociale.
“Urime jeta ime”, ka shkruar në shqip Monika teksa ka vijuar urimin në
italisht duke e konsideruar si një person të ndershëm të durueshëm, teksa i
thotë se e do e gjithë familja.