21:02 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Lorik Cana: Gruaja më ngacmon që të bëhem xheloz

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në 5”. Ai ndodhet në Romë së bashku me bashkëshorten, Monika dhe dy fëmijët e tij.

Loriku ka treguar në studio që në martesë është shumë liberal ndryshe nga e shoqja e cila është shumë posesive. Ai u shpreh se Monika e ngacmon vazhdimisht që të bëhet më shumë xheloz por kjo nuk është në natyrën e tij.

“Jam shumë më liberal në martesë, Monika përkundrazi është më posesive dhe shpesh i vjen çudi se si unë nuk nuk reagoj, nuk bëhem xheloz për disa gjëra. Më ngacmon që të bëhem më shumë xheloz. Sigurisht që kur e dashuron një njeri ke qejf dhe patjetër je xheloz por unë nuk jam në pamje të parë, nuk lë hapësirë, nuk merrem shumë me detajet e vogla”, tha Loriku.