75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Lorik Cana : Në futboll jam luftarak, por tani më bërtet gruaja

Këtë të shtunë në emisionin ‘My Living’ në Vizion Plus, i ftuar për të rrëfyer mbi stilin e jetës ishte kapiteni legjendar i skuadrës Kombëtare të futbollit, Lorik Cana.

Ai rrëfeu mbi jetën e tij pasi ka lënë sportin, për dietën strikte ushqimore, për pasionin e madh mbi makinat dhe formula uno, pilotimin e poashtu edhe për marrëdhëniet me bashkëshorten.

I pyetur nga gazetari Arjon Muça për detaje edhe personale, Loriku nuk hezitoi të përgjigjet.

Arjon: Sa vite ke që njihesh me bashkëshorten?

Lorik: Shtatë e gjysëm, po hyjmë në të tetin.

Arjon: Pse të njihte e dinte kush ishe?

Lorik : Jo kur jemi takuar aspak, pastaj duke qëndruar bashkë e njeh personin dhe sportistin.

Arjon : Më pëlqeu shumë fjala aspak, çfarë bëri Lorik apo bëri bashkëshortja që të të bëj për vete?

Lorik : Unë jam njohur me bashkëshorten në një restorant dhe thjeshtë
mundësia për ta takuar apo për të patur mundësinë të kaloj kohë më të
e krijova vetë. Në mënyrë indirekte krijova mundësinë që ajo të kishte
nr tim të telefonit. Isha 99% i sigurt që do të më merrte, sepse ne
jemi njohur në restorant. Ajo ishte komplet në anën e kundërt por sa
herë që e vështroja, kthente shikimin. Ndodhi pas dy ditësh që më
shkruajti dhe pastaj u lidhëm dhe kështu vazhdoi.

Arjon: Ndërkohë cilat janë pasionet e tua ?

Lori: Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë.Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhetimët apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lëxoj sidomos për historinë e popullit tonë.
Pasioni tjetër është pjesa e makinave.

Arjon: Po bashkëshortja kishte ende dëshirë që të ishe i shpejtë në makinë ?

Lorik: Fillon njihesh me gruan, krijon familje, makina sportive behet
me familjare, pak sportive ende, por familjare. Fillon dhe ndërron
mëndje, vete je më i kujdesshëm, nusja të bërtet “ Ki kujdes, ruhu”.
Patjetër që që mnëyra e jetës ndiokon në mënyrë të jashtëzakonshme kur ke bashkëshorte dhe familje. Plus kam një bashkëshorte me një karakter
shumë të fortë. E rëndësishme është që personi që kë prane të plotëson
dhe të bën të lumtur.

Arjon : Ka pasione djali ?

Lorik: Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet,
i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin.
E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja
që të merrej me sportin. Cili do që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.

Arjon: Nëse do vendoste të behej futbollist ?

Lorik : Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.

Arjon: Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projetin?

Lorik : Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e
kisha absolutisht në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj
thash pse jo, sepse për të bërë diçka në menyrën e duhur duhet kapur
momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe
njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin t’i
tregosh të gjitha por në fund kam qenë i kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhmen./Indeksonline/