Lorik Cana në Madrid, takohet me Maurico Pochettinon para finales së Ligës së Kampionëve
Futbollisti legjendar shqiptar, Lorik Cana është duke qëndruar në Madrid, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Në stadiumin “Wanda Metropolitano”, Cana është takuar me trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino, ku i ka uruar fat në finale kundër Liverpool.
Cana dhe Pochettino ishin bashkëlojtar në ekipin e Marseilles në të kaluarën. Në atë ekip po ashtu bënte pjesë edhe Ronaldinho./Indeksonline/