Lorik Tigani, “bossi i Pejës”, sillet me pranga në duar para gjykatës

Lorik Tigani dhe Onur Vizdik, dy pronarë të firmës “Tada Group SH.P.K”, kanë rënë dje në prangat e Policisë së Kosovës në një operacion të gjerë me qëllim të goditjes së trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.
Tigani dhe Vizdik u arrestuan të martën në një operacion antidroge të njohur si “Qielli i thyer”. Përveç tyre, u arrestuan edhe 20 persona të tjerë, në operacionin që u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit.
Tigani është paraqitur sot para gjykatës me akuzat që e lidhin atë, një ditë pas arrestimit. Tigani bashkë me një biznesmen turk dyshohet se i kryen veprat përmes “SkyECC”./Indeksonline/