75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Loris Karius flet për formën e Liverpool dhe shanset për të fituar titullin

Portieri Loris Karius do të mbahet mend gjatë në memorien e tifozëve të Liverpool për gabimet që i bëri në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Karius për momentin është i huazuar tek ekipi i Beskitas, ku ka filluar ta marrë vetën pas asaj nate tragjike, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për ‘Haber 1903’, portieri Karius foli për gjendjen momentale të Liverpool dhe për jetën private te tij.

“Liverpool është katër pikë përpara. Ata kanë shanse serioze por ka ende shumë ndeshje” u shprehë ai.

Ndërsa për shkrimet e mediave turke rreth jetës private të tij, portieri u përgjigj: “99 përqind e atyre storieve të shkruara janë marrëzira”.

“Ata po më lidhin me një grua që nuk kam dëgjuar kurrë më parë për të. Pse e bëjnë këtë? Unë nuk e di” u shprehë Karius. /Indeksonline/