Lorna thumbon pas daljes nga BBVA: Hija ime është …
Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Lorna, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, disa ditë pasi ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke sqaruar disa aludime dhe komente që kanë qarkulluar për të.
Ajo shprehet se, megjithëse kanë kaluar ditë nga largimi i saj nga gara, “hija” e saj vazhdon ende të jetë prezente në diskutimet brenda dhe jashtë shtëpisë, çka sipas saj tregon se emri i saj vazhdon të jetë pjesë e bisedave të banorëve.
“Nuk e kam përmendur kurrë fjalën ‘sugardaddy’ askund”, shkruan Lorna, duke mohuar kategorikisht akuzat dhe interpretimet që janë bërë në publik, si dhe duke theksuar se disa prej deklaratave i janë atribuar gabimisht.
Në mesazhin e saj, ajo i drejtohet drejtpërdrejt edhe disa prej banorëve aktualë, si Selin, Stelina, Kristi, Miri dhe Rogert, duke nënvizuar se, pavarësisht se ajo nuk është më pjesë e lojës, emri i saj vazhdon të përmendet.
“Jam jashtë, por me sa duket jo për ju”, shprehet Lorna, duke lënë të kuptohet se ende mbetet një temë diskutimi dhe se prania e saj ndihet edhe pas daljes nga shtëpia.
Ky reagim ka ngjallur menjëherë interes të madh dhe komente të shumta nga ndjekësit e “Big Brother Albania”.

