Los Angeles Lakers, fitues i përballjes midis liderëve të dy konferencave në NBA

Los Angeles Lakers ka mposhtur Milwaukee Bucks-in me rezultatin 113-103 në përballjen midis liderëve të dy konferencave në Ligën Kombëtare amerikane të Basketbollit (NBA).
Në kuadër të dhjetë ndeshjeve të mbrëmshme në NBA, lideri i Konferencës Perëndimore, Lakers, arriti fitoren e 48-të këtë sezon duke e mundur me dhjetë pikë epërsi liderin e Konferencës Lindore, Bucks.
Lojtarë më të dalluar për Lakers ishin LeBron James me 37 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime, si dhe Anthony Davis me 30 pikë dhe 9 kërcime, transmeton IndeksOnline.
Ndërkaq, tek ekipi kundërshtar, i cili ka regjistruar 53 fitore, më të mirë ishin Giannis Antetokounmpo me 32 pikë, 11 kërcime dhe 6 asisitime dhe Donte DiVincenzo me 17 pikë.
– Rezultatet
Washington Wizards -Atlanta Hawks: 118-112
Brooklyn Nets-San Antonio Spurs: 139-120
New York Knicks-Oklahoma City Thunder: 103-126
Boston Celtics-Utah Jazz: 94-99
Chicago Bulls-Indiana Pacers: 102-108
Minnesota Timberwolves-Orlando Magic: 118-132
New Orleans Pelicans-Miami Heat: 110-104
Dallas Mavericks-Memphis Grizzlies: 121-96
Phoenix Suns-Portland Trail Blazers: 127-117
Los Angeles Lakers-Milwaukee Bucks: 113-103