Loshaj i gatshëm për ndeshjet e muajit mars, ftohet nga Kosova

Florian Loshaj është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.
‘Dardanët’ nisin aventurën për kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ me dy ndeshje gjatë këtij muaji – ndaj Suedisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Ftesë për këto ndeshje ka marr edhe lojtari që luan në Superligën e Polonisë, Florian Loshaj.
Kujtojmë që Kosova përveç dy ndeshjeve të rëndësishme do të luaj edhe një miqësore ndaj Lituanisë./IndeksOnline/