23:24 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Lot dhe emocione, Roma i jep lamtumirën De Rosit

Daniele de Rossi e ka mbyllur aventurën e tij disavjeçare te Roma, skuadra ku “lindi” dhe ku u rrit si njeri dhe futbollist.

Sot, ndaj Parmas, ishte ndeshja e fundit si verdhekuq dhe e shijoi në maksimum, teksa lotët e tifozëve nuk u ndalën… Ashtu si përqafimi me Francesco Tottin.