75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 18 Janar 2022 / OSH

Lot dhe lule në stadiumin turk, po qan edhe një kosovar

Ndeshja mes Konyaspor dhe Adanaspor ka krijuar shumë emocione. Vendasit u paraqitën për herë të parë nga vdekja e yllit të tyre, Ahmet Çalik që humbi jetën nga një aksident tragjik.

Lojtarët nuk mund të mbanin lotët nga mungesa e mbrojtësit që vdiq një javë më parë.

Lotët shiheshin edhe tek tifozët në stadium, gjersa hidhnin lule në fushë në nderim të ish idhullit të tyre.

Lotët nuk mund ti mbante as kosovari Zymer Bytyqi që ishte startues per Konyaspor./Indeksonline/