Lot e dhimbje, lamtumira e fundit për Albert Krasniqin

Sot është varrosur në varrezat e qytetit, i riu nga Prishtina Albert Krasniqi.
Në përcjellje të tij për në banesën e fundit ishin qindra qytetarë.

Ndërsa me lot në sy e duke mos u përmbajtur nga dhimbja që kishin shihen familjarët e të ndjerit Krasniqi. Nëna e tij për një moment humb ndjenjat.


Ndërsa nga fotografit e shkrepura nga IndeksOnline shihet edhe ish bashkëshortja e tij Besa Gashi, ndaj të cilës u raportua se Krasniqi kishte ushtruar dhunë fizike për çka edhe kishte qenë në kërkim të Policisë së Kosovës.

I ndjeri Krasniqi pasditën e së mërkurës u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi.

IndeksOnline që ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje dhe ka mësuar se deri tek momenti tragjik ka ardhur, kur Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babanë e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici.

I ndjeri kishte qenë edhe menaxher i labelit “Babastars”, ndërsa shumë personazhe të botës së shoëbizit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e tij.

