22:59 / E Martë, 22 Gusht 2023 / AR

“Lot gëzimi”, Dhurata Dora bën shqiponjën me duar në Alanya të Turqisë

Këngëtarja e famshme kosovare Dhurata Dora, e cila konsiderohet si divë e muzikës mbrëmjen e djeshme ka mbajtur një koncert në Alanya të Turqisë ku ka mahnitur me performancen e saj.

Gjatë koncertit ajo ka treguar anën patriotike duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.

“Emisioni i parë në Türkiye.U argëtova shumë. Faleminderit për këtë natë të mrekullueshme. Përgjithmonë mirënjohëse. Lot gëzimi dje”, ka shkruar artistja krahas publikimit ku shihet në mesin e mijëra fansave./Indeksonline/