13:36 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Lot gëzimi/ Distria e emocionuar pasi e mori Medaljen e Artë Olimpike

Distria Krasniqi sot e ka shkruar emrin e saj me shkronja të arta në historinë e Lojërave Olimpike.

Ajo fitoi Medaljen e Artë Olimpike në Tokio, duke u bërë sportistja e dytë në histori të Kosovës që arrin të merr medalje olimpike, transmeton Indeksonline.

Pasi ceremonisë së dhënies së medaljes, Distria Krasniqi nuk mund t’i mbante lotët e gëzmit.

Distria Krasniqi pasi e mori medaljen, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani që e përgëzoi për suksesin e madh./Indeksonline/