75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

Lot në kryesinë e Kuvendit! Si e pritën kolegët dorëheqjen e Grida Dumës

Vendimi i Grida Dumës për të lënë mandatin e deputetes këtë të hënë është pritur me emocione në radhët e demokratëve.

Vetë Duma shfaqi jo pak emocione në deklaratën e saj për mediet, kur tha se po largohet nga Partia Demokratike. Ndërsa kolegët e saj, veçanërisht Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Akça, nuk mbajtën dot lotët teksa e dëgjonin në sallë.

Ky moment na kujton dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike në vitin 2013 pasi humbi zgjedhjet. Atë ditë, kolegë dhe mbështetës të Berishës shpërthyen në lot, ndërsa një moment i tillë i ngarkuar me emocione u shfaq sot në Kuvend.