75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / OSH

Lotët e Albena Reshitaj, kanë kuptim sot!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar nënën e saj për ditëlindje, njëkohësisht pensionimin e saj.

“Plot 43 vite ndihmove lindjen e jetëve, djemëve e vajzave që më pastaj ato u bënë nëna sërisht me ndihmën tënde. Je shembull për gjeneratat e reja të mamive për trajtimin përveq profesional edhe me dhembshuri që u bëre grave në nevojë”, ka shkruar mes tjerash ajo, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i saj i plotë:

Fjalët janë të varfëra për ta përshkruar dashurinë për nënën. Sot mes lotëve e gëzimit, nën emocione krenarie, të uroj e shtrejta ime nënë ditelindjen dhe pensionimin. Plot 43 vite kontribut pa kurrësyer veten si në kohë lufte dhe në paqe. Plot 43 vite ndihmove lindjen e jetëve, djemëve e vajzave që më pastaj ato u bënë nëna sërisht me ndihmën tënde. Je shembull për gjeneratat e reja të mamive për trajtimin përveq profesional edhe me dhembshuri që u bëre grave në nevojë. Një nënë si ty është bekim dhe fat i madh ta kesh në jetë. Urime ditëlindja dhe pensionimi. Paq shëndet të plotë dhe plot dashuri e lumturi pranë nesh që të duam aq shumë.