03:38 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Lotët e babait për të birin prekin Labin, jep 1000 euro e nesër do të del të mbledhë para në sheshin e Gjilanit

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, i cili njihet edhe për humanizmin e tij, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se lotët e babait për të birin e sëmurë e kanë prekur jashtëzakonisht shumë.

Labi ka thënë se qysh nesër do të dalë në sheshin e Gjilanit, të grumbulloi paratë për 19 vjeçarin nga Gjilani. Derisa vet ai do t’i jep 1000 euro e 119 mijë të tjera për shërimin e tij do t’i bëjmë bashkë me shqiptarët.

Ky është postimi i tij:

Pa koment!!?

Pa dyshim se akoma nuk kam
fjetur!
Veq sa e pash kētë video dhe më bêri me lot ky vella shqiptar!

Dua vetëm një fjalë të ia them; se nuk është i vetëm.
Nesër, nêse më lejohet nga Policia, Komuna, dhe Minsitria! Unë do të dalë në sheshin e Gjilanit, me ia tubua ato para këtij engjulli!

E di se çdo të thot loti i prindit, se i përjetuam vite më parë këta lot të babës e nanës.

Me dhimbje, por me shpresë çdo herë për të rinjet e vendit tim që një ditë do të bëhet më mirë??

Nesër ia hedhi 1000€ dhe 119 mijë të tjera do i tubojmë me shqiptarët nëpër botë!

Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë?