Lotët e fitores, Vjosa Osmani u emocionua pasi u votua presidente

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës!
Pas zgjedhjes për presidente të vendit, Osmani përqafoi kryeministrin Albin Kurti dhe kolegët e tjerë, të cilët edhe e uruan për postin e ri.
Por diçka që mund t’ju ketë ikur janë lotët e fitores, emocionet e Osmanit pasi u votua për presidente.

Osmani u zgjodh presidente me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, pas raundit të tretë.

Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament./Indeksonline/



