75 Mall Live Search
18:19 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Louis van Gaal: De Jong dhe De Ligt duhet të jenë të duruar

Ish-trajneri i Ajaxit, Louis van Gaal nuk është i befasuar që Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt nuk janë duke e treguar vetën në klubet e tyre të reja.

De Jong e la Ajaxin për t’u transferuar në Barcelonë, ndërsa De Ligt u shit te Juventus.

Van Gaal beson që kjo është gjë normale, pasi është tjetër kulturë.

“Barcelona nuk i përdor kualitetet e De Jong. Është e njëjta gjë për De Ligt. Është një gjë që ndodh në futboll, është tjetër kulturë, mënyrë tjetër për të luajtur futboll. Njerëzit mendojnë se është lehtë për ta, mirëpo nuk është”, deklaroi ai. /IndeksOnline/