75 Mall Live Search
15:58 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lovren qetëson fansat e Liverpool: Nuk ka kohë për festë!

Liverpool është në formë të lartë duke shënuar gjashtë fitore radhazi në të gjitha garat.

Përkundër kësaj, mbrojtësi kroat Dejan Lovren mendon që Liverpool nuk ka kohë të festojë, transmeton Indeksonline.

“Ndoshta ne kemi orar më të lehtë se sezonin e kaluar. Ne kemi kohë që të rikuperohemi.”, tha fillimisht Lovren.

“Lojtarët nga banka rezervë erdhën dhe u përshtatën me ritmin tonë, gjë që është me rëndësi për ne. Por nuk është koha për të festuar.”, u shprehë kroati.

“Ne ndeshemi me Newcastle të mërkurën, kështu që le ta mbajmë këtë moment dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje.”, përfundoi ai. /Indeksonline/