Lovren “tallet” me Shaqirin
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah dhe qendërmbrojtësi, Dejan Lovren vazhdojnë betejën e tyre në pingpong.
Egjiptiani vazhdon të dalë fitimtar ndaj Dejan Lovren në sportin e pingpongut.
Përpara takimit të së dielës në Community Shield ndaj Manchester City, Reds aktualisht janë në një kamp stërvitje në Evian, Francë.
Salah u ribashkua me shokun e tij të ngushtë Lovren të hënën pasi u kthye nga një pushim i zgjatur pas angazhimeve të tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Të martën, reprezentuesi kroat ndau një postim në Instagram ku zbuloi se po ndiqte hakmarrje ndaj sulmuesit 27-vjeçar që kishte fituar ndeshjen e parë.
Dhe Lovren tani ka ndarë një tjetër të dhënë mbi progresin e tij, por këtë herë ai vendosi të tallej me Xherdan Shaqirin.
30-vjeçari la të nënkuptonte se aftësitë e Shaqirit për kamerë nuk janë aq të mira.
Lovren ndau një fotografi së bashku me fituesin e dyfishtë të këpucës së Artë në Angli dhe shkroi: “Humba përsëri. Meqë ra fjala Shaq e bëri fotografinë me Nokian e tij 3310.”/Indeksonline/
