Low “godet” treshen e Bayernit, nuk do t’i ftoj kurrë në kombëtare
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low do të bëjë ndryshime rrënjësore në përbërjen e skuadrës për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020.
Ish-kampioni i Botës ka bërë të ditur se treshja e Bayernit, Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels asnjëherë më nuk do të luajnë për Gjermaninë.
“Ata kanë shpenzuar vite të panumërta për Gjermaninë dhe ekipin kombëtar”, shkruan Indeksonline.
“Falënderoj Mats, Jerome dhe Thomas për shumë vite të suksesshme, të jashtëzakonshme dhe unike së bashku”.

“Ishte e rëndësishme për mua personalisht t’i shpjegoj lojtarët dhe drejtuesit e Bayernit mendimet dhe planet e mia sot”.
“Lojtarët e rinj të ekipit kombëtar do të kenë hapësirën që duhet të zhvillojnë plotësisht. Ju duhet të merrni përgjegjësinë tani”, ka thënë Low.
Gjermania u shpall kampion i Botës në vitin 2014 derisa bëri dështimin më të madh të historisë në Botëroron e vitit 2018 që u zhvillua në Rusi. /IndeksOnline/