75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Low: Ter Stegen është portier klasë, por Neuer është portieri im i parë

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Low ka sqaruar se zgjedhja e tij e parë për në portë mbetet Manuel Neuer dhe jo Marc-Andre ter Stegen.

Portieri i Bayern Munchen nuk po arrin të shfaqë nivelet e viteve të mëparshme, ndërkohë që portieri i Barcelonës është cdo herë e më i mirë.

Trajneri që fitoi Kupën e Botës vlerësonë aftësinë e Ter Stegen, por e bëri të qartë se Neuer është ende Nr.1 .

​​”Unë nuk kam ndryshuar mendimin tim, Neuer është portieri im i parë”, deklaroi Low.

“Unë e përsëris atë, ai është nr.1 dhe kapiteni ynë “, ka pohuar ai.”

Low thotë se do të ketë mundësi që portieri i Barcelonës të tregojë aftësitë e tij, por përsëriti se Neuer është zgjedhja e parë.

“Këtë vit do të kemi ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian dhe miqësoret. Ter Stegen luan për një klub të madh, është klasë botërore dhe unë do t’i jap shanset për të luajtur” tha ai për shtypin.

Gjermania përballet me Serbinë të mërkurën në një miqësore, përpara se të luaj ndaj Holandës të dielën, në kuadër të kualifikimeve të Evropianit 2020. /IndeksOnline/