Loxha kalon në raundin tjetër, përballet me xhudisten serbe

Flaka Loxha ka kaluar në raundin e tretë të Grand Salmit të Parisit.
Xhudistja kosovare mposhti kundërshtaren nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova, shkruan Indeksonline
Loxha në raundin e tretë do ta ketë si kundërshtare xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.
Kujtojmë që xhudisjta kosovare në rast se e mposht serben kualifikohet në çerekfinale./Indeksonline/