75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lozano me mesazh për fansat e PSV-së

Transferimi me i fundit i Napolit, Hirving Lozano ka falënderuar fansat përmes një video.

Meksikani kompletoi transferimin e tij për 40 milionë euro të gjiganti italian, me të cilët nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

24-vjeçari ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë këto vite, transmeton Indeksonline.

“Dua t’i falënderoj fansat për mbështetjen që me kanë dhënë këto vitet e fundit. Ishte një moment fantastik. Kam luajtur gjithashtu në Ligën e Kampionëve. Njerëzit e klubit, mua dhe familjes, na dhanë ndjesinë e familjes. Faleminderit për gjithçka”, deklaroi ai.