LRF e Prishtinës shpalli Laureatët e grup-moshave të reja për 2018
Në praninë e drejtuesve të FFK-së, drejtuesve të klubeve, shkollave të futbollit, futbollistëve të rinj, prindërve dhe shumë personaliteteve nga jeta sportive e Rajonit të Prishtinës, Lidhja Rajonale shpalli Laureatët për grupmoshat e reja.
Para fillimit të ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve, të pranishmit me një minutë heshtje nderuan legjendën dhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, transmeton IndeksOnline.
Në fillim të pranishmit i përshëndeti sekretari i LRFP-së, Bajram Zeqiri, ndërkaq në fjalën e tij të rastit kryetari LRFP-së, Ismajl Ajeti, duke i përshëndetur të pranishmit, theksoi:

”Ky manifestim po mbahet me mbështetjen e FFK-së dhe LRF e Prishtinës është më e madhja ku kemi 33 shkolla të futbollit, 21 klube të të gjitha rangjeve ku po punohet me të gjitha grupmoshat e reja me 146 ekipe, që vijnë nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Lipjanit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Gllogovcit”.
”Ne do të nisim garat edhe për U-9 nga viti që vjen. Pra, është bërë një punë e madhe në LRFP dhe do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë vitin që vjen. E nga ana e tij presidenti i FFK-së Agim Ademi duke i përshëndetur të pranishmit, theksoi se:
”LRF e Prishtinës është më e madhja dhe përbën gati gjysmën e FFK-së, më 21 klube dhe 33 shkolla të futbollit, ku 5 prej klubeve garojnë me shumë sukses në Ipko Superligën e Kosovës. Ndjehem mirë se edhe unë vijë nga kjo Lidhje ku nuk kanë munguar asnjëherë rezultatet dhe sukseset dhe po vazhdojnë me rezultate ku janë më të mirat në grup moshat e reja. Prandaj më i miri nga këtu e ka peshën e vet të madhe edhe për FFK-në”.
”Besoj se janë zgjedhur më të mirët. FFK-ja po vazhdon me projekte sikur që këtë vit kemi ndihmuar klubet e Ligave të dyta apo siç e quajmë futbollin më popullor nëpër të gjitha rajonet dhe ne për fund e kemi lënë Rajonin e Prishtinës të cilin do ta ndihmojmë në të ardhmen. LR të futbollit përbëjnë mozaikun e FFK-së”.

”Do të kemi projekte të veçanta për shkollat e futbollit. Mua me gëzon fakti se klubet nga rajoni i Prishtinës që garojnë në Superligë, po arrijnë suksese e këtu po e shoh Tahir Batatina, i cili po jep një kontribut të madh dhe kur shumë kush mendoi se Llapi nuk do të tejkalojë vështirësitë u gjeten njerëz të fortë dhe tash Llapi po ecë sigurt”.
”Po ashtu Prishtina është lidere në tabelë, Feronikeli e Flamurtari po ashtu janë në pozitë të mirë, skuadra e KEK-ut është në një pozitë pak të palakmueshme, por edhe ajo do të tejkalojë gjendjen. Krejt në fund ju garantoj se FFK do të vazhdojë me projekte të ndryshme për zhvillimin e futbollit të Kosovës”.
Në fund të këtij manifestimi u shpallën më të mirët.
Për grup moshën U-11 më të mirët ishin:
Jon Shala – futbollist i vitit
Diell Tahiri – vendi i dytë
Sead Jashari vendi i tretë
Për grup moshën U-13 më të mirët ishin:
Elton Krasniqi – futbollist i vitit
Igaball Jashari vendi i dytë
Gentian Aliu vendi i tretë
Për grup moshën U-15 më të mirët ishin:
Granit Shabani – futbollist i vitit
Bleart Kastrati vendi i dytë
Diar Halili vendi i tretë
Për grup moshën U-17 më të mirët ishin:
Taulant Haliti – futbollist i vitit
Albion Shurdhiqi vendi i dytë
Edonis Pervetica vendi i tretë
Me mirënjohje u nderuan:
-Federata e Futbollit e Kosovës
– Tahir Morina – trajner i Sh. F. “Ardhmëria”
– Gani Kosumi – gazetar sportiv
– Shkolla e futbollit “Besiana” skuadra më fair Play dhe
-Dren Berisha pos moretm (u-13 i F.Kosovës)./IndeksOnline/