75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Luajtën bixhox, rrahen në publik sipas Sheriatit

Dy persona, nën akuzën se kishin luajtur bixhoz, janë rrahur me kamzhik në publik në kryeqytetin e Indonezisë, Aceh, ndëshkim që parashihet nga Sheriati, ligj i ashpër i vendit.

Sheriati në këtë zonë, krah kësaj, i ndëshkon personat që konsumojnë alkool, homoseksualët dhe ata që kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës.

Në fotografitë e realizuara përgjatë aktit të ndëshkimit, të siguruara nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, personat në publik mund të shihen të veshur me të bardha, duke u goditur me një shufër të hollë të bërë nga bambuja.

Të pranishmit, të kapur në fotografi, mund të shihen në kamera në dorë duke filmuar momentin e dënimit.

Sipas Sheriatit, njerëzit shpesh rrihen me shkop për një sërë veprash penale, përfshirë lojërat e fatit, marrëdhëniet homoseksuale, shitje, konsumimin e alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore.

Kodi penal islam, i cili buron nga interpretimet e Kuranit, libri udhëzues i Islamit, përdoret gjerësisht në rajonin e Aceh si kod kryesor ligjor. Acehu konsiderohet vendi i vetëm në Indonezi që ka në fuqi legjislacionin konservativ.