75 Mall Live Search
09:26 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Luajtën më shumë se një orë basketboll, Blazers dhe Denver anulojnë stërvitjet

Në orët e para të mëngjesit u zhvillua ndeshja më dramatike në NBA. Portland dhe Denver u deshtë të luanin edhe katër pjesë të vazhdimeve për të zgjedhur fituesin.

Blazers në vazhdimet e katërta arritën të shënojnë fitore me rezultat 140-437, transmeton Indeksonline.

Për shkak të lodhjes së shumtë dy ekipet i kanë anuluar stërvitjet që i kishin për ditën e nesërme.

CJ McCollum i Blazers luajti 60 minuta, ndërsa tek Denver, qendra Nikola Jokic luajti 65 minuta.

Jokic theu rekordin, duke u bërë lojtari i parë në histori të ‘Play Off’-it që luan  kaq shumë minuta me një ndeshje./Indeksonline/